Drejtori i Emergjencave në komunën e Pejës, Muhamet Mahmuatj ka thënë se situata në Pejë është jashtëzakonisht e keqe me zjarret dhe erërat e fundit që kanë mbizotëruar këtë të premte.
Mahmutaj për Klankosova.tv tha se me këto erëra që po mbizotërojnë në qytetin e Pejës është e pamundur që t’i afrohen vatrave të zjarrit.
“Situata është e keqe, zjarri është duke u përhapur me të madhe për shkak të erërave, zjarrfikësit me të gjitha institucionet tjera së bashku me KFOR-in dhe FSK-në janë në terren por me këtë situatë të erërave dhe është e pamundur që të afrohemi afër zjarreve”, është shprehur Mahmutaj, njofton Klankosova.tv.
Ai tha se me këto flakë është duke u paraqitur rrezik jo vetëm për Rugovën por edhe për qytetin.