UBT News

Ushqimet aleate të gjumit cilësor!

Ka shumë strategji që mund të përdorësh për të bërë një gjumë më të mirë, duke përfshirë këtu edhe ngrënien e ushqimeve që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Disa nga këto ushqime janë:

Fiqtë
Fiqtë përmbajnë kalium, magnez, kalcium dhe hekur. Këto minerale ndihmojnë me qarkullimin e gjakut dhe tkurrjen e muskujve, që janë elementë kyç për rënien në gjumë. Gjithashtu fiqtë përmbajnë fibra që do ju mbajnë të ngopur.

Shalqiri
Gjysma e përbërjes së shalqirit është ujë, prandaj konsumimi i tij do ju hidratojë para gjumit dhe do të eliminojë urinë pas darke, për shkak të volumit dhe fibrave që përmban.

Pjepër
Meqë dehidrimi mund të ndikojë në aftësinë për të rënë dhe për të qëndruar në gjumë, ngrënia e pjeprit ashtu si dhe shalqirit ndihmon në cilësinë e gjumit. Rekomandohen gjithashtu dhe fruta si molla, portokalli dhe dardha.

Çajra bimorë
Çajrat bimorë, në veçanti kamomili, janë shumë të mirë për qetësimin e nervave para gjumit. Bashkë me çajin e xhinxherit janë shumë hidratues dhe qetësues për stomakun.

Bajamet
Bajamet përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë në reduktimin natyral të funksionit të muskujve dhe nervave, duke stabilizuar rrahjet e zemrës në të njëjtën kohë.

Qershitë
Mënyra më e mirë për të bërë një gjumë të mirë është duke rritur marrjen e melatoninës. Qershitë, bashkë me arrat dhe tërshërën, janë një burim natyral i melatoninës. Duke u konsumuar rregullisht, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë me rregullimin e ciklit të gjumit.

Çokollata e zezë
Çokollata e zezë përmban serotoninë, që qetëson trupin dhe trurin tuaj, pa përmendur përfitimet e tjera të shëndetit.

Bananet
Magnezi dhe kaliumi në banane shërbejnë si relaksues për muskujt dhe nervat. Gjithashtu vitamina B6 që gjendet në këtë frut e kthen triptofanin në serotoninë, duke rritur kështu edhe më shumë relaksimin/Neps.al.

Exit mobile version