UBT News

Nga Emergjenca flasin për gjendjen e pacientes që e zuri kulmi i Komunës së Prishtinës

Një vajzë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është në rrezik për jetë si pasojë e rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re në Prishtinë. Gjendja e pacientes është stabile, ndonëse ka marrë lëndime të rënda trupore.

Kështu bën të ditur në një prononcim drejtori i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla. Ai tha se sipas të gjitha gjasave pas ekzaminimeve të pacientes në emergjencë, e njëjta do të dërgohet në Mjekimin Intensiv Qendror për të vazhduar trajtimin.

“Gjendja për momentin është stabile, por lëndimet, pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente kanë rezultuar me lëndime të rënda trupore…Ka lëndime multiforme në disa pjesë të organizmit, është një poli traumë e rëndë…Në Emergjencë pritet të bëhet disa ekzaminime të tjera, pas një afati të caktuar kohor, mandej sipas të gjitha gjasave do të vazhdon trajtimin në mjekimin intensiv qendror…Tek ka lëndime të rënda trupore, është në gjendje të rrezikshme për jetë”, tha Syla.

Dyshohet se si pasojë e erërave të forta, ka rënë kulmi i ndërtesës së Komunës së re në Prishtinë.

Exit mobile version