Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se të premten, me 11 korrik, duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së QKUK-së do të mbahet greva e paralajmëruar.
Në njoftimin e lëshuar për media nga FSPTSPK thuhet se nesër do të mbajnë takimin e fundit përmbyllës të të gjithë këtij procesi, në QKUK në mes të Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës dhe drejtorit të QKUK-se, Osman Hajdari.
“Ju thërrasim që të premten, me datë 11.07.25 duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së QKUK-së të fillohet më grevën e paralajmëruar”.
“Sipas të gjitha informacioneve akteret kryesorë po e vonojnë nënshkrimin e kontratës për qëllime të tyre individuale, që në fakt ky proces ka mundur të përfundoi për vetëm tri ditë angazhim”, thuhet në njoftim.