UBT News

Nga e hëna nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga e hëna do të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal. Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhët çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë. MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./UBTNews/

Exit mobile version