UBT News

Nga e hëna hapen shkollat e çerdhet

Nga e hëna pritet të nisë mësimi në shkolla dhe institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota. Kështu u tha pas takimit të kryetarëve të komunave me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

AKK-ja thotë se kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, si dhe gastronomia do
të vazhdojë me të njëjtin orar.

Ndër masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi janë:

  • Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës.
  • Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.
  • Institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota.
  • Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.
  • Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.
  • Personeli i Sektorit Publik dhe Privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante./UBTNews

Exit mobile version