Nga e hëna pritet të nisë mësimi në shkolla dhe institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota. Kështu u tha pas takimit të kryetarëve të komunave me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
AKK-ja thotë se kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, si dhe gastronomia do
të vazhdojë me të njëjtin orar.
Ndër masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi janë:
- Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës.
- Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.
- Institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota.
- Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.
- Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.
- Personeli i Sektorit Publik dhe Privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante./UBTNews