Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë në shkolla pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci njoftoi se në koordinim me institucionet përgjegjëse, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.
“Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë. Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve. Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews