UBT News

Nga e enjta fillon vaksinimi i adoleshentëve kundër COVID-19 në Kaliforni

Nga e enjta fillon vaksinimi kundër koronavirusit për fëmijët e grupmoshës nga 12-15 vjeç në Kaliforni, pasi Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka autorizuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për adoleshentët.

Aplikimi mund të bëhet online përmes platformës “My turn”, duke filluar që nga mëngjesi i së enjtes.

Sekretari i departamentit të Shëndetit dhe Burimeve Njerëzore në Kaliforni, Mark Ghaly, njoftoi se adoleshentët mund të përjetojnë efekte anësore sikurse lodhje, temperaturë dhe dhimbje koke.

Departamenti i Shëndetit Publik në Kaliforni lansoi në muajin mars kampanjën “Le të imunizohemi”, që u realizua përmes reklamave dixhitale dhe kampanjave në rrjetet sociale, sikurse Facebook, Instagram, Twitter dhe TikTok, për t’i edukuar njerëzit rreth sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave./UBTNews

Exit mobile version