UBT News

Nga dobësimi te hidratimi: 3 lëngje frutash dhe 3 superefekte

Lëngjet e frutave dhe perimeve kanë shumë vlera për organizmin tonë. Për efekte maksimale të tyre, investoni në aparate dhe shtrydhëse frutash të cilat i shtrydhin perimet e frutat me gjithë lëvore, pasi lëvorja ruan shumë antioksidantë e vitamina.

Sipas cilësive të frutave dhe perimeve të zgjedhura për të përgatitur lëngje të ndryshme për trupin tonë. Mund të përgatisim lëngje për: Të ushqyer dhe hidratuar organizmin; Detoksifikuar dhe pastruar; Dobësuar; Dhe për të zhvilluar imunitetin e fëmijëve.

Më poshtë do të lexoni se si të përgatisni 3 lëngje dhe efektet e secilit:

Për t’u deksifikuar ose pastruar

Fuqia detoskifikuese dhe pastruese e ananasit është shumë e madhe. Për këtë arsye, lëngjet që përgatien me këtë frut janë në gjendje të eliminojnë toksina nga organizmi. Ja çfarë duhet për të përgatitur një pije detoks me ananas

  • Gjysmë ananasi
  • 5 gjethe lakre
  • Gjysmë limoni

Për t’u ushqyer dhe hidratuar

Është i thjeshtë për t’u përgatitur dhe përmban vetëm dy përbërës:

  • 300 gr kastravec
  • Gjethe menteje

Është i përshtatshëm për pasditet verore, aktivitetet sportive dhe të gjitha rastet në të cilat organzimi ka nevojë të rihidratohet.

Për dobësim

Kjo është receta e një lëngu të shkëlqyer që përgatitet me përbërës si:

  • 8-10 asparagë
  • 2-3 degë selinoje
  • 2-3 karota mesatare

Ky lëng ndihmon për të eliminuar yndyrat e tepërta falë përmbajtjes së aminoacideve të asparagëve dhe nivelin e ulët të kalorive të tyre. Asparagët kanë fuqi të lartë diuretike, selinoja ka përmbajtje të lartë uji që hidraton trupin, kurse karotat përmbajnë beta-caroten që stabilizon nivelet e sheqerit në gjak. \neps

Exit mobile version