Gjatë raportimit të tij ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me lirimin e masave anti-COVID tha nga 27 shtatori hyrja në lokale dhe restorante do të bëhet duke treguar certifikatën e vaksinimit, testin PCR apo serologjik.
“Sa i përket gastronomisë ndër sektorët më të goditur nga pandemia jemi në kontakt edhe tani dhe me miratimin e tyre jemi dike hartuar masat që edhe në gastronomi të aplikohet nga 27 shtatori masa kufizuese e personave që hyjnë brenda këtyre lokaleve vetëm me certifikata të vaksinimit, test PCR apo serologjik me shifrat dhe numrat e vaksinimit. Një masë e tillë nuk është besoj më penguese as për sektorin e gastronomisë”, tha ai.
Ai po ashtu theksoi se po punojnë që të fillojë vaksinimi edhe për moshat më të reja.