Shteti i Japonisë nga 25 marsi do t’i heqë vizat për kosovarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare. Këtë njoftim e konfirmoi Zyra e Kryeministrit pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë, me rastin e ditëlindjes së perandorit.
“I shprehim mirënjohjen e sinqertë Qeverisë japoneze për vendimin e saj për të hequr kërkesat për viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, duke filluar nga 25 marsi – një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka thënë Kurti ndër tjerash, fjalën të cilën e ka transmetuar zyra e kryeministrit.
Kurti ka vlerësuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, duke shpresuar në thellimin e tyre.