Nga 22 shkurti qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Memorandumi i mirëkuptimit me Emiratet e Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ishte nënshkruar më 11 janar dhe siç bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, vendimi hyn në fuqi më 22 shkurt.
Gërvalla ka thënë se të martën e ka pranuar Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e Emirateve përmes së cilës është njoftuar për datën.
“Kështu, me hapa të sigurt po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo në Facebook.