Gjermania do t’i japë fund kërkesës për të vendosur maska në trena dhe autobusë në distanca të gjata, njoftuan autoritetet të premten.
Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, e bëri njoftimin pas konsultimeve me ministra nga 16 shtetet federale të Gjermanisë, duke thënë se “situata e infeksionit është stabilizuar”.
Lauterbach, megjithatë, inkurajoi njerëzit që të vazhdojnë të mbajnë maska vullnetarisht “në bazë të përgjegjësisë personale”, duke shtuar se “virusi nuk duhet të banalizohet” dhe duke paralajmëruar për ndikime të mundshme afatgjata.
Disa faktorë kontribuan në ndryshimin e politikës, tha Lauterbach, përfshirë një nivel më të lartë të imunitetit në publik dhe një shans të reduktuar të mutacioneve të reja, që do të thoshte se një ringjallje dimërore e virusit ishte e pamundur.
Situata është “e tensionuar, por e menaxhueshme” në spitale, shtoi Lauterbach.
Kërkesa, e cila ka qenë në fuqi që nga fazat e hershme të pandemisë, ishte planifikuar të skadonte më 7 prill, por tani do të përfundojë më shpejt.
Krahas Gjermanisë, Spanja është i vetmi vend tjetër i madh evropian që e ka valide kërkesën e maskave në trenat në distanca të gjata dhe transportin publik, me qeverinë spanjolle që njoftoi në tetor se këto do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në mars 2023./UBTNews/