Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të sjell vendim që prej 12 tetorit të hiqet testi PCR me shtetet e rajonit.
Sipas këtij vendimit, në Maqedoninë e Veriut pa kushte mund të hyjnë shtetasit e Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
Vendimi që dje u propozua nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse bazohet në analizën epidemiologjike mes ministrave të shteteve të rajonit ku është konkluduar se hapja e kufijve nuk do të ndikojë në në importin e rasteve pozitive.
Gjatë ditës së djeshme Ilir Hasani tha se hapja e kufijve me shtetet e rajonit nuk do të risë numrin e të infektuarve dhe se kjo tashmë është e dëshmuar me Shqipërinë./Telegrafi