UBT News

NFT-të i hapin telashe ligjore Tarantinos, ai po përballet me një padi për filmin “Pulp Fiction”

Kompania Miramax po akuzon regjisorin për shkelje të të drejtave të autorit, kjo për shkak të planeve për të nxjerrë në ankand skenarë origjinalë dhe komente audio, përcjell UBT News.

Në fillim të këtij muaji, Quentin Tarantino u shfaq në një panair të kripto-artit në Nju Jork. Aty ai shpalli një ankandë për të NFT-ve ekskluzive, të cilat bazohen në skenarin e Pupl Fiction.

Megjithatë, kjo shpallje e vendosi regjisorin në telashe ligjore!

Të martën (16 nëntor), Miramax – kompania argëtuese që financoi dhe shpërndau Pulp Fiction në vitin 1994 – ngriti një padi kundër Tarantinos, duke e akuzuar atë për shkelje të së drejtës së autorit për shitjen e NFT-ve bazuar në skenarin e filmit, transmeton UBT News.

Siç është detajuar në njoftimin origjinal për shtyp për ankand, skenat e Pulp Fiction do të dalin në shitje si NFT Sekrete në tregun OpenSea, duke shfaqur një skenar origjinal të shkruar me dorë dhe komentet shtesë. Përmbajtja do të mbahet private nëse shitja lejohet të vazhdojë dhe pronari do të jetë në gjendje t’i shikojë ato ekskluzivisht.

Megjithatë sipas kompanisë, Tarantino nuk u konsultua me ta paraprakisht, pavarësisht faktit se ajo ende zotëron të drejtat për filmin. Edhe pse avokatët e Miramax dërguan një letër, kjo nuk e ndaloi regjisorin dhe ekipin e tij që të ecnin para me shitjen.

Në padi thuhet se avokati i Tarantinos i tha Miramax-it se regjisori ruan të drejtën për të publikuar skenarin e tij si pjesë e marrëveshjes origjinale të Pulp Fiction dhe se ai në thelb po “publikon” skenarin përmes shitjes së NFT./UBTNews/

Exit mobile version