Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hapë dy raste kundër zyrtarëve rusë, raportoi New York Times.
Një zëdhënës nga zyra e prokurorit Karim Khan nuk e komentoi ngjarjen. Sipas New York Times, rasti i parë lidhet me dyshimet për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas. Kurse rasti i dytë ndërlidhet me dyshimet se Moska ka në shënjestër infrastrukturën civile gjatë luftës në Ukrainë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale nisi hetimet mbi krimet e dyshuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Ukrainë vetëm disa ditë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
As Rusia dhe as Ukraina nuk janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Rusia mohon akuzat për krime lufte të kryera nga forcat e saj./UBTNews/