UBT News

New York Times bleu lojën popullore, Wordle

Gazeta New York Times bleu lojën e famshme Wordle. Ndonëse shuma nuk u zbulua, thuhet të jetë me shtatë shifra.

Loja e thjeshtë dhe e lirë u krijua nga inxhineri softuerik Josh Wardle. Loja u lansua në tetor të vitit të kaluar dhe tani ka miliona lojtarë. Wardle tha se është tejet i lumtur që njoftoi arritjen e kësaj marrëveshjeje me New York Times.

Gazeta njoftoi se loja do të vazhdojë të jetë falas. Ajo i sfidon lojtarët të gjejnë një fjalë me pesë shkronja në gjashtë përpjekje.

Wardle njoftoi për marrëveshjen përmes një postimi në Twitter, duke thënë se qysh moti “ai e ka admiruar qasjen e gazetës New York Times ndaj lojërave dhe respektin me të cilin ata trajtojnë lojtarët e tyre”./UBTNews

Exit mobile version