Netflix ka ulur çmimet e abonimit në disa vende pasiqë gjiganti i transmetimit po synon të rrisë numrin e abonentëve mes konkurrencës së ashpër dhe rritjes së shpenzimeve të konsumatorëve. Aksionet e gjigantit ranë në 5% të enjten, duke performuar jo mirë në treg.
Industria e transmetimit u përball me konkurrencë intensive vitin e kaluar, pas një bumi që u zbeh nga pandemia dhe nga pakësimi i shpenzimeve të konsumatorëve, të cilët janë të frikësuar nga një recesion i mundshëm. Kjo edhe i shtyu kompanitë të rimendojnë strategjitë e tyre.
Sipas Wall Street Journal, që raportoi e para mbi këtë, uljet e çmimeve u bënë në disa vende në Lindjen e Mesme, Afrikën Sub-Sahariane, Amerikën Latine dhe Azi. Shkurtimet zbatohen për disa nivele të Netflixit në ato tregje – në disa raste, kostoja e një abonimi u përgjysmua, raportoi Journal./UBTNews/