“Ne vendosëm për këtë kast pas diskutimeve të shumta që përfshinin njerëz në mbarë botën”, thuhet në deklaratën nga stafi i “One Piece”, përcjell UBT News.
Nuk është sekret që Netflix ka investuar shumë në përshtatjet e tij live-action të shfaqjeve të njohura anime, me ribërjet e “Cowboy Bebop” dhe “Avatar: The Last Airbender”.
Tani, Netflix ka zbuluar pesë anëtarët kryesorë të kastit të ribërjes së tij të ardhshme të “One Piece”. Kasti do të luajë personazhe në ekipin e Straw Hats, që janë protagonistët e serialit.
Iñaki Godoy do të luajë Monkey D. Luffy, ndërsa Mackenyu do të luajë Roronoa Zoro.
Bashkë me ta është Jacob Romero Gibson në rolin e Usopp, Taz Skylar si Sanji dhe Emily Rudd në rolin e Nami.
Bazuar në mangën ikonë japoneze të vitit 1997 me të njëjtin emër, “One Piece” shfaq Luffy-n, një djalë i ri që nis një udhëtim për t’u bërë mbreti i piratëve dhe për të gjetur thesarin e famshëm “One Piece”.
Deri më tani janë publikuar 20 sezone të serialit anime së bashku me 14 filma të animuar.
Megjithatë shfaqja live-action u konfirmua për herë të parë në janar./UBTNews/