Netflix ka publikuar trailerin e filmit “Army of Thieves”, i cili vjen muaj pas lansimit të “Army of the Dead” i drejtuar nga Zack Snyder.
Drejtuar dhe interpretuar nga Matthias Schweighöfer, Army of Thieves pritet të shfaqet premierën në Netflix në vjeshtë.
Në kast përfshihen gjithashtu Nathalie Emmanuel, Ruby O Fee, Stuart Martin, Guz Khan dhe Jonathan Cohen.
Sipas Netflix: “Në këtë promo të Army of the Dead të Zack Snyder, tregtari i një banke të qytetit Dieter tërhiqet nga aventura e një jete kur një grua misterioze e rekruton atë për t’u bashkuar me një ekuipazh të kriminelëve më të kërkuar të Interpolit, duke u përpjekur të vjedhin një seksion kasafortash legjendare, të pamundura për t’u thyer, në të gjithë Evropën”.
Në vetëm një ditë, traileri ka numëruar më shumë se 1 milionë shikime në YouTube./UBTNews
Për më shumë, shihni trailerin poshtë: