Gjiganti i transmetimit, Netflix pezulloi të gjitha projektet e ardhshme dhe blerjet nga Rusia. Kjo vjen pas pushtimit rus të Ukrainës. Edhe xhirimet e serialit “Zato” në Rusi do të pezullohen.
Përveç Netfix, edhe gjiganti Orcale njoftoi se do t’i pezullojë operacionet në Rusi. Këto janë dy kompanitë e fundit amerikane që morën veprime kundër Rusisë pasi sulmet në qytetet ukrainase kanë eskaluar.
Të martën, kompania Apple njoftoi se do të ndalojë shitjet në Rusi.
Vendimi i kompanisë Oracle erdhi tri orë pasi Ministri i Transformimit Dixhital i bëri thirrje kompanisë për mbështetje.
Zëvendësministri Alexander Bornyakov i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukraina ka kërkuar ndihmë nga 50 kompani të ndryshme – në përpjekje për të ushtruar presion ndaj Rusisë.
Nga kompania Oracle përmes një shkrimi në Twitter thanë: “Në emër të 150 mijë punonjësve të kompanisë nga vende të ndryshme të botës dhe në mbështetje të Qeverisë së zgjedhur dhe njerëzve të Ukrainës”.
Ditët e fundit, markat globale, përfshirë Shell, Nike, H&M dhe Boeing kanë ndërprerë lidhjet ose kanë pezulluar përkohësisht shitjet në Rusi./UBTNews/