UBT News

Netflix nis ndërtimin e një mega-studioje prej 903 milionë dollarësh në New Jersey

Netflix ka marrë miratimin për të zhvilluar një kompleks të avancuar prodhimi në New Jersey, me një investim fillestar prej 903 milionë dollarësh, duke transformuar ish-bazën ushtarake Fort Monmouth në një qendër të madhe për industrinë e filmit dhe televizionit.

Faza e parë e projektit përfshin ndërtimin e katër studiove të mëdha filmike, të shtrira në sipërfaqe prej 29 hektarësh mes zonave Oceanport dhe Eatontown.

Këto ambiente do të jenë të pajisura me kushte moderne për aktorët dhe ekipet e xhirimit, të mbrojtura brenda një kampusi të sigurt dhe të mbyllur.

Netflix planifikon të investojë edhe 848 milionë dollarë shtesë për të zgjeruar projektin, duke përfshirë hapësira zyrash, shërbime për prodhimin, një pistë helikopterësh si dhe atraksione për vizitorët. Projekti mbështetet nga stimuj fiskalë të shtetit dhe përfshin një angazhim për të operuar në këtë vend për të paktën 10 vitet e ardhshme. Punimet për ndërtimin e kompleksit kanë nisur në muajin maj dhe pritet të përfundojnë brenda vitit 2028.

Ky është një hap strategjik i Netflix drejt zgjerimit të infrastrukturës së tij në SHBA, dhe përforcon pozitën e New Jersey-t si një qendër në rritje për prodhimet kinematografike dhe televizive.

Exit mobile version