Netflix po krijon studion e vet të videolojërave, ndërsa po intensifikon përpjekjet për të hyrë në industrinë e lojërave.
Me bazë në Helsinki të Finlandës, studioja do të udhëhiqet nga ish-drejtuesi i Zynga dhe Electronic Arts, Marko Lastikka.
Më parë Netflix ka blerë studio të vogla lojërash, sikurse Oxenfree. Por gjiganti i transmetimit tani po shkon një hap më tej dhe po krijon një studio nga e para.
Lastikka është një figurë e njohur në lojëra, pasi ka bashkëthemeluar studion Zynga – edhe kjo me bazë në Helsinki.
Në prill, Netflix humbi 200 mijë abonentë. Ndërsa gjatë periudhës prill-korrik të vitit 2022, Netflix humbi pothuajse 1 milion abonentë. Kjo është humbja më e madhe për Netflix, ndonëse ka ende më shumë se 220 milionë abonentë në mbarë botën./UBTNews/