UBT News

Netflix konfirmon sezonin e katërt të “Bridgerton”

Netflix ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e serialit të suksesshëm “Bridgerton” me sezonin e katërt, i cili do të fokusohet në historinë e dashurisë së Benedict Bridgerton (interpretuar nga Luke Thompson).

Ashtu si sezonet e kaluara, edhe ky sezon do të ndahet në dy pjesë:

Pjesa e parë do të publikohet më 29 janar 2026,

ndërsa pjesa e dytë do të vijë më 26 shkurt 2026.

Netflix ka vendosur ta ndajë sezonin në dy faza për të ruajtur emocionin dhe pritshmëritë e larta të fansave.

Ngjarjet e sezonit të katërt do të bazohen në librin e tretë të Julia Quinn, “An Offer from a Gentleman”, ku rrëfehet historia romantike mes Benedict Bridgerton dhe Sophie Baek (të interpretuar nga aktorja Yerin Ha).

Në trailer-in e ri, Netflix ka zbuluar momentin e parë të takimit mes Benedict dhe Sophie në një ballo madhështore të familjes Bridgerton, skenë që ngjan me përrallën e Hirushes – ku Sophie lë pas një dorezë mëndafshi, të cilën më pas e gjen Benedict.

Në kastën e sezonit do të rikthehen: Nicola Coughlan, Hannah Dodd, Ruth Gemmell, Claudia Jessie, Luke Newton, Golda Rosheuvel dhe Adjoa Andoh, ndërsa protagonistët kryesorë do të jenë Luke Thompson dhe Yerin Ha.

Lajmi është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, teksa fansat po presin me padurim vitin 2026 për të ndjekur një tjetër kapitull plot dramë, romancë dhe intriga që e kanë bërë “Bridgerton” një nga serialet më të dashura të Netflix-it. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version