Pas një periudhe të gjatë si mbret i transmetimit, Netflix po përballet me një luftë të ashpër për të mbajtur kurorën.
Në periudhën prill dhe korrik, Netflix humbi pothuajse 1 milion abonentë, ndërsa numri i personave që po largohen nga shërbimi u përshpejtua. Por shërbimi i transmetimit frikësohej se numri do të ishte më i madh.
Kompania raportoi humbjen e parë të abonentëve që nga viti 2011 në prill, lajm që u pasua nga qindra shkurtime të vendeve të punës dhe një rënie e mprehtë e çmimit të aksioneve të saj./UBTNews/