Kompania kineze e lojërave shtyu lansimin e një videoloje të shumëpritur në Kinë këtë javë pasi një nga llogaritë e rrjeteve sociale u bllokua për shkak të një komenti, siç thonë ata politik.
“Diablo Immortal”, që u planifikua të lansohet të enjten, është shtyrë deri në njoftimin e mëtejshëm, sipas një njoftimi në faqen kineze të NetEase (NTES), të dielën. Titulli u krijua bashkë nga NetEase dhe Blizzard Entertainment, një divizion i Activision Blizzard (ATVI).
NetEase nuk dha detaje për shtyerjen, por sugjeroi se po bënte përditësime teknike në lojë. Kompania nuk dha ndonjë datë tjetër të lansimit dhe nuk e komentoi rastin.
Disa komentues spekuluan se kompania është e përfshirë në çështje politike.
Lajmi për shtyerjen tronditi investitorët. Aksionet e NetEase ranë 7.8% në New York dhe 6.7% në Hong Kong të hënën menjëherë pas njoftimit, përpara se të riktheheshin të nesërmen. Aksionet e saj u mbyllën me 1.2% në Hong Kong të martën dhe për herë të fundit ranë në 1.5% në tregtinë para tregut në ShBA./UBTNews/