Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të martën se Izraeli do të vazhdojë me luftime në Gaza deri në “fitoren absolute” pavarësisht se ka përjetuar një nga ditët e tij më të vështira të ofensivës ushtarake.
“Dje përjetuam një nga ditët më të vështira që nga shpërthimi i luftës”, tha Netanyahu. “Në emër të heronjve tanë, për hir të jetës sonë, ne nuk do të ndalemi së luftuari deri në fitoren absolute”.
Ai tha se ushtria po “heton tragjedinë” në të cilën 21 ushtarë u vranë pas shpërthimit në ndërtesa në Gazën qendrore./UBTNews/