Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka uruar Donald Trumpin për fitoren e tij në garën presidenciale, duke e quajtur rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë si “rikthimin më të madh ndonjëherë”.
Në një postim në Twitter, Netanyahu shkruajti: “Rikthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë mundëson një fillim të ri për Amerikën dhe një përkushtim të ri të madh për aleancën e mrekullueshme mes Izraelit dhe Amerikës. Kjo është fitore e madhe!”.
Kjo urim erdhi pas fitores së mundshme të Trumpit, i cili është në prag të sigurimit të 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për të shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Edhe pse ende nuk është shpallur zyrtarisht president i SHBA-së, Trump ka arritur një rezultat të madh në këtë garë të ngushtë.
Aleanca Izrael-Amerikë ka qenë një temë e rëndësishme gjatë presidencës së Trumpit, i cili ka shprehur gjithmonë mbështetje të fortë për shtetin izraelit dhe ka bërë lëvizje të mëdha në politikën e jashtme, përfshirë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit./UBTNews/