Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë izraelite që të fikë sistemin e saj të regjistrimit në qendrën komanduese të shtabit ushtarak pas fillimit të luftës, raporton gazeta Haaretz.
Kjo do të thotë se të gjitha takimet e kabinetit të sigurisë, të cilat regjistrohen në mënyrë rutinore, nuk u incizuan pasi ushtria zbatoi urdhrin, thuhet në raportin e gazetës izraelite.
Netanyahu tha se vetëm takimet specifike të kabinetit të sigurisë që ai dëshiron do të regjistrohen ose transkriptohen nga zyra e tij dhe jo nga ushtria./UBTNews/