Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të martën se Izraeli nuk do të tërheqë forcat nga Rripi i Gazës ose nuk do të lirojë mijëra të burgosur palestinezë, duke iu kundërpërgjigjur raporteve të mediave për disa kushte të marrëveshjes të mundshme armëpushimi me Hamasin.
Netanyahu shtoi se: “Ne nuk do ta përfundojmë këtë luftë pa arritur të gjitha objektivat e saj. Kjo do të thotë eliminim i Hamasit, kthimi i të gjithë pengjeve tona dhe sigurimi që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”./UBTNews/