Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se Izraeli do të pajtohet vetëm nëse armëpushimi i përhershëm në Gaza garanton se zona kufitare midis Gazës jugore dhe Egjiptit nuk mund të përdoret kurrë si një mjet shpëtimi për lëvizjen islamike Hamas.
“Derisa të ndodhë kjo, ne jemi atje”, tha ai në një konferencë për media në Jerusalem.
Netanyahu refuzoi që vendi i tij të tërhiqet nga i ashtuquajturi korridori i Filadelfit në fazën e parë të një marrëveshjeje, që pritet të zgjasë 42 ditë, duke thënë se presioni ndërkombëtar do ta bënte efektivisht të pamundur kthimin.
Ai tha që për t’u arritur armëpushimi i përhershëm, Izraelit i duhet garanci që kushdo që do ta drejtojë Gazën e pasluftës do të jetë në gjendje të parandalojë përdorimin e korridorit si rrugë për kontrabandën e armëve dhe furnizimeve për Hamasin./UBTNews/