Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është takuar me familjarët e personave që tashmë janë pengje të Hamasit.
Duke folur në Knesset, Parlamentin e Izraelit, Netanyahu tha se ai i dëgjoi “me dhimbje të jashtëzakonshme” historitë e familjeve, i përqafoi ata dhe foli për angazhimin e tij për t’i ribashkuar ata me më të afërmit e tyre.
“Ne jemi të pamëshirshëm në këtë përpjekje për të rikthyer vëllezërit dhe motrat tona, burrat dhe gratë, fëmijët dhe foshnjat”, tha ai.
Netanyahu falënderoi presidentin amerikan Biden për mbështetjen e tij dhe gjithashtu falënderoi Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë për “ndihmën” e tyre, shkruan BBC.