UBT News

Netanyahu sulmohet nga familjet e pengjeve

Benjamin Netanyahu u sulmua nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi teksa ai po mbante një fjalim mbi krizën.

Të afërmit që mbanin pankarta dhe kërkonin kthimin e të dashurve të tyre u mblodhën jashtë bazës Kirya në Tel Aviv ndërsa lideri izraelit po fliste.

Pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për një armëpushim, Izraeli ka thënë se është i vendosur të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit.

Udhëheqësi izraelit u zotua të vazhdojë luftën kundër militantëve të Hamasit dhe u tha ligjvënësve nga partia e tij Likud se lufta ishte larg përfundimit.

“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijim”, tha ai, pas vrasjes së mbi 20 mijë civilëve palestinezë nga ushtria izrealite.

“Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit”./UBTNews/

Exit mobile version