Sulmet e Izraelit ndaj pozicioneve raketore të Hezbollahut në Liban “nuk janë fundi i historisë”, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore në të gjithë Libanin jugor të dielën në atë që e konsideroi sulm parandalues ndaj Hezbollahut, pasi grupi militant tha se ka lëshuar qindra raketa dhe drone për t’u hakmarrë për vrasjen e një prej komandantëve të tij të lartë muajin e kaluar.
“Hezbollahu u përpoq të sulmonte shtetin e Izraelit me raketa dhe dronë herët në mëngjes”, tha Netanyahu.
“Ne udhëzuam IDF të kryente një sulm të fuqishëm parandalues për të ndalur kërcënimin. IDF shkatërroi mijëra raketa me rreze të shkurtër dhe të gjitha ato kishin për qëllim të dëmtonin qytetarët tanë dhe forcat tona në Galile”, shtoi ai./UBTNews/