UBT News

Netanyahu refuzon të përgjigjet nëse do të marrë përgjegjësi për sulmin e 7 tetorit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu të dielën refuzoi të përgjigjet nëse do të marrë përgjegjësi për dështimin në parandalimin e sulmit të 7 tetorit në Izrael, duke thënë se do të ketë kohë për t’u përgjigjur në pyetje të tilla “të vështira” sapo të mbarojë lufta.

Netanyahu tha se kjo “është një pyetje që kërkon përgjigje”, por vendi aktualisht duhet të bashkohet rreth mposhtjes së Hamasit – grupit militant që kontrollon Gazën dhe nisi sulmin në Izrael.

“Ne do t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve. Aktualisht mendoj se ajo që ne duhet të bëjmë është të bashkojmë vendin për një qëllim; për të arritur fitore”, deklaroi ai.

“Le të fokusohemi në fitore – është përgjegjësia ime tani”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version