Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzohet se po përpiqet të sabotojë negociatat e armëpushimit në Gaza duke publikuar një listë të kushteve të panegociueshme.
Në një prej kërkesave të tij thuhet se trupave izraelite duhet t’iu mundësohet të kthehen në Gaza “dhe të luftojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës”.
“Pse është e mirë? Jemi në një moment kritik të negociatave, nga kjo varet jeta e të rrëmbyerve, pse të lëshohen mesazhe të tilla provokuese? Si kontribuon në proces?”, shkroi në “X” udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid.
“Është mjaft e qartë se kryeministri po bën gjithçka në fuqinë e tij për të shmangur një marrëveshje”, tha për gazetën Maariv Israel Ziv, ish-kreu i operacioneve të ushtrisë izraelite. “Kushdo që dëshiron një marrëveshje nuk i publikon kushtet e tij në media, shton kushte të reja dhe i publikon ato”, shtoi ai.
Kritikët e kanë akuzuar prej kohësh Netanyahun se po përpiqet të zgjasë konfliktin për mbijetesën e tij politike./UBTNews/