Benjamin Netanyahu, i cili pas sulmeve të Hamasit të shtunën paralajmëroi izraelitët që të përgatiten për një “luftë të gjatë dhe të vështirë” kundër organizatës paraushtarake palestineze, tha të hënën se vendi i tij do të “ndryshojë Lindjen e Mesme” në këtë konflikt.
“Ajo që Hamasi do të përjetojë do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme […] ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme”, u tha kryeministri izraelit zyrtarëve të lartë lokal në jug të Izraelit, ku luftëtarët e Hamasit kryen të shtunën një sulm të paprecedentë./UBTNews/