UBT News

Netanyahu: Negociatat me Hamasin do të vazhdojnë edhe nën zjarr

Izraeli synon të intensifikojë sulmet e tij në Rripin e Gazës edhe pas lirimit të pritur nga Hamasi të një pengu izraelito-amerikan, tha sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Negociatat do të vazhdojnë nën zjarr gjatë përgatitjeve për një intensifikim të luftimeve”, tha udhëheqësi izraelit në një deklaratë.

Grupi militant palestinez njoftoi dje lirimin e Edan Alexander, një izraelito-amerikan që shërben në ushtrinë e Izraelit, në një gjest vullneti të mirë ndaj Shteteve të Bashkuara, pas bisedimeve të fundit.

Lirimi u formulua si pjesë e përpjekjeve të milicisë islamike për të arritur një marrëveshje për Gazën.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump foli për “lajme monumentale” dhe një gjest besimi të mirë ndaj vendit të tij dhe dy ndërmjetësve të tjerë, Katarit dhe Egjiptit.

Ndërkohë, Trump planifikon të nisë një udhëtim disaditor në Lindjen e Mesme këtë javë.

Exit mobile version