Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka tërhequr vërejtën se koalicioni i ri i propozuar qeveritar mund të jetë një “rrezik për sigurinë” e vendit.
Ai ka ftuar politikanët e krahut të djathtë që të mos mbështesin marrëveshjen pasi që lideri ultra-nacionalist Naftali Bennet ka thënë se do ta ndajë pushtetin me një parti centriste, raporton BBC.
Kundërshtarët e Netanyahut kanë kohë që deri të mërkurën ta formojnë qeverinë.
Nëse kjo kalon suksesshëm, kjo do t’i jepte fund shërbimit të Netanyahut si kryeministri më jetëgjatë në pushtet në Izrael.