Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përshpejtojnë ndihmën ushtarake për Izraelin për ta ndihmuar atë që t’i japë fund luftës në Gaza.
“Unë e vlerësoj thellësisht mbështetjen e Amerikës, duke përfshirë këtë luftë aktuale. Por ky është një moment i jashtëzakonshëm. Ndihma ushtarake e shpejtë e SHBA-së mund të përshpejtojë në mënyrë dramatike përfundimin e luftës në Gaza dhe të ndihmojë në parandalimin e një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme”, tha Netanyahu në Kongresin Amerikan.
“Na jepni mjetet më shpejt dhe ne do ta përfundojmë punën më shpejt”, rikujtoi ai thirrjen e famshme të kryeministrit britanik, Winston Churchill drejtuar amerikanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore për ta mposhtur Gjermaninë naziste.
Sipas Netanyahut, Izraeli do të vazhdojë të jetë aleat “i domosdoshëm”, “mik besnik” dhe “partner i palëkundur” i Shteteve të Bashkuara./UBTNews/