Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu sulmon Hamasin, duke thënë se ky grup “e ka treguar veten se është armik i qytetërimit”. Ai liston mizoritë që dyshohet se janë kryer nga militantët.
“Vrasja e të rinjve në festivalin e muzikës në natyrë, therja e familjeve të tëra, vrasja e prindërve para fëmijëve dhe vrasja e fëmijëve para prindërve, djegia e njerëzve të gjallë, prerja e kokës, rrëmbimi i një djalë i ri – jo vetëm i rrëmbyer, i ngacmuar, i sulmuar, i lënduar – dhe shfaqja e pështirë e festimit të këtyre tmerreve”, tha ai, raporton Sky News.
Netanyahu tha se “asnjë vend nuk duhet të strehojë” militantët e Hamasit dhe ata që e bëjnë këtë duhet të sanksionohen.
Duke iu kthyer mbështetjes nga SHBA, ai thotë: “Faleminderit për këtë qëndrim.Faleminderit që jeni këtu sot. Faleminderit, Amerikë”.
Më pas ai shtrëngon dorën me Antony Blinken.