Kryeministri i emëruar, Benjamin Netanyahu njoftoi të mërkurën mbrëma se ai e ka formuar koalicionin e ri, duke krijuar terrenin që ai të kthehet në pushtet si kreu i qeverisë më të djathtë izraelite që ka mbajtur ndonjëherë postin.
Netanyahu e bëri njoftimin në një telefonatë me presidentin Isaac Herzog. Partia e tij Likud publikoi një videoklip të shkurtër të Netanyahut të buzëqeshur dhe një regjistrim të bisedës.
“Doja t’ju njoftoja se falë mbështetjes së mahnitshme publike që morëm në zgjedhje, kam arritur të formoj një qeveri që do të kujdeset për të gjithë qytetarët e Izraelit”, tha Netanyahu./UBTNews/