Një ish-anëtar i agjencisë së brendshme të inteligjencës izraelite Shin Bet ka kritikuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP.
Gonen Ben Itzhak akuzoi Netanyahun se mbështet Hamasin, ndërkohë që kërkon të pengojë çdo proces paqeje në Gaza, në mënyrë që ai të mund të qëndrojë në pushtet.
“Netanyahu është me të vërtetë rreziku më i madh për shtetin e Izraelit dhe më besoni, unë arrestova disa nga terroristët më të mëdhenj gjatë Intifadës së dytë”, tha ish-spiuni 53-vjeçar për AFP-në.
“Unë mendoj se Netanyahu po e tërheq zvarrë Izraelin drejt shkatërrimit”, tha Ben Itzhak.
“Biden është mbështetësi më i madh i Izraelit… dhe Netanyahu e pështyu në fytyrë”, tha Ben Itzhak. “Ai po shkatërron marrëdhëniet shumë të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara”.
“Netanyahu mendon vetëm për veten e tij, për problemet e tij kriminale, si të mbijetojë politikisht në Izrael”, shtoi ai.
“Sot, Izraeli nga brenda është shkatërruar. Ai [Netanyahu] po shkatërron gjithçka”./UBTNews/