Akiva Eldar, një kolumnist politik në botimin izraelit Haaretz, i ka thënë Al Jazeera-s se njohja e shtetit palestinez nga Norvegjia, Spanja dhe Irlanda bie ndesh me filozofinë e Netanyahut dhe të Knessetit izraelit për të mos u pajtuar për një shtet palestinez, veçanërisht jo në mënyrë të njëanshme”.
“Vetëm disa muaj më parë, shumica e Knessetit miratoi një rezolutë shumë të çuditshme kundër çdo njohjeje të njëanshme të një shteti palestinez”, tha ai.
Eldar shtoi se ai beson që Netanyahu do ta trajtojë njohjen “si një demonstrim tjetër të antisemitizmit, viktimizimit” dhe do ta përdorë atë në narrativën e tij “se bota është kundër nesh”./UBTNews/