Një zyrtar izraelit i ka thënë CNN-it se bisedimet për armëpushim të mundshëm të përkohshëm me Hezbollahun janë një motivues kryesor për udhëtimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Burimi tha se është e dukshme që Netanyahu, i cili aktualisht po udhëton drejt New Yorkut, nuk i ka mohuar raportimet se SHBA po e shtyjnë për një armëpushim 21-ditor.
Burimi shtoi se arsyeja kryesore e udhëtimit të Netanyahut janë këto bisedime diplomatike dhe mesazhi në konferencën e djeshme të Izraelit është se “Izraeli favorizon një zgjidhje diplomatike”./UBTNews/