Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bëri thirrje të mërkurën për mbylljen e Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA). Ai tha se agjencia është “plotësisht e infiltruar” me Hamasin.
“Unë mendoj se është koha që komuniteti ndërkombëtar dhe vetë OKB-ja të kuptojnë se misioni i UNRWA-s duhet të përfundojë. Ka agjenci të tjera në OKB. Ka agjenci të tjera në botë. Ata duhet të zëvendësojnë UNRWA-n”, i tha Netanyahu një delegacioni të ambasadorëve të OKB-së në Jerusalem.
Sipas tij, OKB-ja duhet të zëvendësohet nga organizata të tjera humanitare “nëse do të zgjidhim problemin e Gazës siç synojmë të bëjmë”.
Agjencia është përballur së fundmi me akuza se disa nga punonjësit e saj janë të përfshirë në sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor. Që atëherë, disa vende si SHBA, Gjermania dhe Japonia kanë pezulluar fondet e tyre për UNRWA-n./UBTNews/