Nestle po pezullon brendet ushqimore KitKat dhe Nesquik mes bizneseve tjera në Rusi për shkak të kritikave nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për lidhjet e saj me Rusinë.
“Ne po pezullojmë markat e njohura të Nestlé si KitKat dhe Nesquik, ndër të tjera. Ne kemi ndaluar tashmë importet dhe eksportet jo thelbësore në dhe jashtë Rusisë, kemi ndaluar të gjitha reklamat dhe kemi pezulluar të gjitha investimet kapitale në vend. Natyrisht, jemi plotësisht në përputhje me të gjitha sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Nestle.
Nestle tha se aktivitetet e saj në Rusi do të përqendrohen në sigurimin e ushqimit thelbësor, si ushqimi për foshnjat dhe ushqimi mjekësor/spitalor dhe jo në fitime./UBTNews/