UBT News

Nesër vazhdimi i 22-të me radhë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës njoftoi për vazhdimin e seancës konstituive nesër nga ora 11:00.

Kjo do të jetë hera e 22’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Ky proces ka hasur në ngecje në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje (VV) po këmbëngul në kandidaturën e Albulena Haxhiut për këtë pozitë, duke theksuar se ajo është “gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Megjithatë, ky propozim nuk po gjen përkrahje nga opozita, e cila e ka cilësuar Haxhiun si një “figurë përçarëse”.

Exit mobile version