Gruaja shtatzënë që u vra dje në Prishtinë do të varroset nesër. Kështu u bë e ditur nga familjarët e viktimës, sipas të cilëve viktima do të varroset në orën 13:00.
Sot u dërguan rrobat e viktimës në shtëpinë e saj në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.
E ndjera u vra të mërkurën mbrëma në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur.
Gjykata Themelore e Ferizajt sot ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35 vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.
I dyshuari është ende në arrati.